Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë. Mësohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga një i ri.
Ky i fundit, raportohet të ketë pësuar shumë dëtmime. Ndërkohë, mësohet se është dërguar me ambulancë drejt spitalit të qytetit për të marrë ndihmë mjekësore.
Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.