Një këmbësor mbeti i plagosur ndërsa u përplas mesditën e sotme nga motori i një biznesi fast food-i.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë.
I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Mësohet se ka fraktura në trup por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit për marrjen në pyetje.