fbpx

Aktualitet

Aksident në Vlorë, plagoset i moshuari me biçikletë (DETAJE)





               Publikuar në : 17:28 - 04/11/19 |
mapo.alm

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një të moshuar me biçikletë, dhe për pasojë ky i fundit mbeti i plagosur. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur, por mësohet se është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.


Aksidenti ka ndodhur në zonën e ‘Skelës’. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i automjetit raportohet se është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore.



 


 


Etiketa: , , ,

Pas