Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Voskopojë. Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka dalë nga rruga duke u përlasur me një mur. Për pasojë mësohet se është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.
Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije por mësohet se është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, dhe një parakalim i gabuar.