Aktualitet

Aksident në Yzberisht, makina përplas dy këmbësorë (Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:52 - 17/02/20 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Yzberisht. Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije por mësohet se janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.


Një kalimtar i rastësishëm ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë vetë para makinës. Në këtë moment bëhet me dije se i riu ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transprtuar me urgjencë në Spital.



Mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Burime për Mapo.al, raportojnë se automjeti tip “Golf” ka devijuar në rrugë për shkaqe ende të paqarta duke përplasur kalimtarët. Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


<
>
6af7dd32-db13-4771-aaff-a36a60881a1a c276ad0f-b622-4fe3-8d55-0a4f28db603a dfa7b319-20b2-45ca-9946-d0bb20e6013b

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në ” Yzberisht” , në rrugën “Kadri Rroshi”, shtetasi SH.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit, shtetasin M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe , të dy jashtë rrezikut për jetën

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetit dhe është larguar por pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas