Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth orës 17:45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacin paraprak
Rreth orës 17.45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Shtetasi S.V, ka ndërruar jetë, ku dyshohet si pasojê e arrestit kardiak
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.