Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.
Një kamion është përplasur me trafikndarësen dhe kabina e tij ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar, thotë Policia, si dhe nuk ka mjete të tjera të përfshira. Sipas njoftimit paraprak dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.
Aksidenti duket se ka sjellë trafik të rënduar, për të cilin po punohet për ta normalizuar.