Aktualitet

Aksident tek “Unaza e Re”, dyshohet për të plagosur (DETAJE)





               Publikuar në : 08:27 - 16/12/19 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Unazën e Re”. Një automjet është aksidentuar dhe për pasojë dyshohet se drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur.


Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.



Policia raportohet të jetë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Siç shihet në pamjet më poshtë, mjeti tip “Volkswagen” ka marrë dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas