Një aksident i rëndë që ka çuar në vdekje ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik mbrëmjen e së mërkurës.
Ndërkohë mësohet se nga ky aksident si pasojë një person ka humbur jetën pasi një biçikletë është përplasur me një automjet pranë kompleksit “Zmijani”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi Gëzim Burgaj 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.