Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy shqiptarëve ka ndodhur në Austri. Mediat austrike bëjnë me dije se njëri prej automjeteve të përfshira në aksident, po lëvizte në sensin e kundërt
Mësohet se në njërin prej mjeteve lëviznin 4 shqiptarë, dy prej tyre humbën jetën ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur.
Ndërsa në makinën tjetër mbetën të plagosur 3 persona. Këta të fundit, mësohet se janë me shtetësi romune.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, nga ku zjarrfikësit nxorën viktimat nga automjeti, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin më të afërt. Identitetet e viktimave ende nuk bëhen me dije.