Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Sektor Rinia” në qytetin e Durrësit. Një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me murin e një banese. Përplasja ka qenë e fortë dhe mjeti është dëmtuar në pjesën më të madhe të tij.
Mësohet se i plagosur rëndë ka mbetur shoferi i automjetit, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.