Aktualitet

Aksidenti tragjik në Mamurras, policia kërkon për persona të tjerë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:50 - 19/05/21 |
mapo.al

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Milot-Mamurras.






Dy persona, që sipas policisë janë identifikuar, Saber Dunga 45 vjeç nga Durrësi dhe Urim Pepa 39 vjeç nga Tirana, kanë humbur jetën.


Fillimisht automjeti i tyre është përplasur me bordurën anës rrugës e më pas ka rënë në kanal.







Policia po vazhdon kërkimet pasi besohet se në makinë kishte edhe persona të tjerë. Sipas raportimeve, janë angazhuar edhe polumbarët.



Mësohet se ka edhe një të plagosur. I plagosuri është i aferm i viktimave dhe gjendet aktualisht në spitalin e Traumës.



Makina me të cilin udhëtonin viktimat ishte një Toyota.

LEXO EDHE:

Aksident në aksin Milot-Mamurras/ Makina bie në kanal, dy të vdekur

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas