Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë – Ndërron jetë 68-vjeçari, dy të plagosur








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:13 - 22/11/20 |
mapo.al

Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Tiranë te shkallët e Tujanit.


Një automjet i drejtuar nga N.K., teksa po qarkullonte në një zonë kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë plagosur pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur për në spital, e ndodhen nën kujdesin e mjekëve.


Gjithashtu njoftohet se pasagjeri 68-vjeçari me inicialet H.D., ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.



Njoftimi i Policisë:


Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 22.11.2020, rreth orës 15:00, tek shkallët e Tujanit, mjeti me drejtues N.K., duke qarkulluar me mjet në një zonë e cila është kantier ndertimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët B.K dhe B.K., të cilët janë nisur me ambulancë për në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi H.D., 68 vjeç, ka ndërruar jetë në vëndngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , ,

Pas