Aktualitet

Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën 7-vjeçarja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 26/02/21 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vlorë-Peshkëpi ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 7-vjeçare.





Mësohet se shtetasi me iniciale E.SH, drejtues i mjetit ka përplasur për vdekje të miturën me iniciale A.C.


Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.




Ndërkohë policia po punon për zbardjen e plotë të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:


Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas