Aktualitet

Aksident tragjik në Vlorë – Shuhet një familje, vdesin prindërit dhe dy fëmijët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:39 - 25/06/21 |
mapo.al

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, ku kanë humbur jetën katër persona, anëtarë të një familje.






Aksidenti ndodhi pranë vendit të njohur si “Kripa” rreth orës 08:30, ku janë përplasur dy automjete.


Bilanci i këtij aksidenti është tragjik. Një familje katër anëtarëshe është shuar. Mësohet se viktima të aksidentit kanë mbetur prindërit dhe dy fëmijët. Identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur.







Burime nga Policia bëjnë të ditur se ka qenë një automjet tip “Audi” që ka përplasur nga pas një makinë “Toyota” me targa greke.



Në automjetin tip “Toyota” ndodheshin prindërit me dy fëmijë të mitur, të cilët kanë gjetur vdekjen, ndërsa në “Audi” kanë mbetur të plagosur dy persona dhe janë transportuar në spital. Viktimat kishin ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet në vendlindje.

Lexo edhe :  Debati në seancë, Rrushaj: Pse opozita braktisi Kuvendin


Policia ka nxjerrë dhe trupin e pajetë të një fëmije të mitur para pak minutash, ndërsa një prej prindërve ka ndërruar jetë në spital.

Ka qenë e vështirë për të nxjerrë trupat e viktimave dhe kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të prerë makinën dhe nxjerrë viktimat. Përplasja ka qenë shumë e fortë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

<
>
Aksidenti ne Fier Ndue Zefi Makina e aksidentuar Aksidenti ne Vlore Aksidenti ne Fier-Vlore1 Aksidenti ne Fier-Vlore Makina e aksidentit Aksidenti ne vlore Makina e aksidentit
1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas