Katër persona, përfshirë dy fëmijë kanë humbur jetën, në një aksident ajror në ujërat në brigjet e periferive verilindore të Brisbane, Australi.
Në aeroplan ndodheshin piloti 69-vjeçar dhe 3 pasagjerë, të cilët po po udhëtonin për turizëm, shkruan Reuters.
Avioni u ngrit nga aeroporti Redcliffe, në veri të Brisbane, rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës. Zyrtarët thonë se avioni ishte zhdukur nga radarët përpara se rrënojat e tij zbuloheshin në brigjet austarliane.
“Ky është një aksident tragjik, në prag të Krishtlindjeve dhe gjëja e fundit që çdo familje duhet të kalojë në periudhë festash, dhe në çdo moment të vitit,” thanë zyrtarët për gazetarët.
“Çështja është aktualisht nën hetim, ne po punojmë së bashku me Byronë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB) për të përcaktuar shkakun e rrëzimit,” njoftojnë zyrtarët.