Zbulohen detaje të rënda nga aksidenti ku humbën jetën dy vajza 17-vjeç, në Bërzhitë të Tiranës. Gazeta Mapo mëson se 18-vjeçari Francesk Shaba që po drejtonte makinën, nuk kishte patentë. Ai i kishte vjedhur patentën babait, pasi vetë nuk ishte i pajisur me një leje drejtimi.
Francesk Shaba ndodhet në spital aktualisht, por policia ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij. Dy vajzat Denada Tarja dhe Suada Seranin, shokët e tyre 14-vjeç dhe 18-vjeçari, po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje. Në orë 01:00, në Bërzhitë makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës dhe me pemët. Shkak dyshohet shpejtësia, por edhe lagështira në asfalt per shkak te reshjeve.
Nga aksidenti humbën jetën dy vajzat Denada Tarja dhe Suada Seranin. Të plagosur mbetën O. M, 14 vjeç, L. M, dhe vetë Francesk Shaba.
Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetë dy vajza 17-vjeç (FOTO)