Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me aksidentin që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 tek sheshi “Shqiponja”. Një automjet luksoz i tipit Benz G-Class i blinduar, me vlerë rreth 200 mijë euro, është përmbysur dhe shoferi i makinës është larguar.
Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit. Ai është Eldin Dergjini, 34 vjeç, banues në Shkodër. Mësohet se policia po vijon hetimet për origjinën e makinës, pasi dyshohet se është e vjedhur.
34-vjeçari nga Shkodra u largua nga makina pas aksidentit, por u ndalua pak momente më vonë. Automjeti luksoz ka pësuar dëmtime dhe është sekuestruar nga policia.
34-vjeçari është shprehur se e ka goditur një automjet tjetër nga pas.”Makinë e kam sjellë dy ditë më parë nga jashtë shtetit. Më ka goditur një mjet tjetër nga pas. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë. Nuk e pashë kush më goditi“, – tha para policisë Eldin Dergjini.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.
Lexo edhe:
Misteri i makinës ruse në Tiranë, shofer ishte Eldin Dergjini (Foto)