Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Qafë-Bualli –Krastë.
Makina me të cilën udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
Për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një i ri.
Mësohet se 20-vjeçari i plagosur është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.