Kronika

Aksidenti i tmerrshëm te tuneli i Krrabës, Denisa Dibra del nga reanimacioni, rëndë shoqja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:42 - 14/09/20 |
mapo.al

Aksidenti tragjik pasditen e djeshme në dalje të tunelit të Krrabës, në autostradën Tiranë-Elbasan, i mori jetën dy vajzave, Xheneta Qallia 18 vjeçe dhe Lusida Garunja dhe 19 vjeçe.


Ndërsa Nervida Garunja, 19 vjeçe dhe Denisa Dibra, 26 vjeçe, mbetën të plagosura rëndë. Automjeti ku ato udhëtonin tip “Volkswagen” u përplas nga një “Mercedes Benz” që drejtohej nga Behar Pema, 58 vjeç. Ky i fundit rezultoi se ishte i dehur në automjet dhe aksidenti ka ndodhur teksa automjeti ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.


Kur kanë kaluar disa orë nga aksidenti, burime për Gazetën MAPO bëjnë të ditur se e aksidentuara Denisa Dibra ka dalë sot nga reanimacioni, duke kaluar kështu rrezikun për jetën.



Denisa Dibra, e mbijetuara e aksidentit

Denisa Dibra është vajza e Edmond Dibrës, gazetarit dhe komentatorit të RTSH-së nga Shkodra.

Ndërsa Nervida Garunja, e cila dje humbi motrën (Lusidën) në aksidentin tragjik, vijon të jetë në gjendje kritike për jetën dhe në kujdesin intensiv të mjekëve.

Nervida Garunja, e mbijetuara e aksidentit

Lusida Garunja, humbi jetën në aksident

Policia: Arrestohet shkaktari i aksidentit
Në lidhje me informacionin e dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, ku shtetasi B. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtuese shtetasen D. D., 26 vjeçe, banues në Shkodër dhe për pasojë kanë ndërruar jetë në spital dy pasagjeret, shtetaset L. G., 19 vjeçe dhe Xh. Q., 18 vjeçe, të dyja banuese në Shkodër, si dhe janë plagosur shtetaset D. D. dhe N. Q., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

P., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

LEXO EDHE: 

FOTO – Kush është Denisa Dibra, një nga të mbijetuarat e aksidentit tragjik në Elbasan

Mapo siguron foton – Lusinda Garunja, një nga viktimat e aksidentit tragjik të Elbasanit


Etiketa: , , ,

Pas