Aktualitet

Aksidenti me 10 viktima, Kosova shpall të hënën ditë zie














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:32 - 25/07/21 |
mapo.al

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendimin që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore.






Në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.


Mësohet se për shkak të kësaj tragjedie, presidentja Osmani ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.







Kujtojmë që nga ky aksident kanë mbetur 10 të vdekur e 44 të lënduar. Mes viktimave është edhe një prej drejtuesve të autobusit, i cili 30 minuta më parë ia kishte dorëzuar timonin kolegut të tij.




Autobusi kishte në bord 67 pasagjerë të cilët ishin shqiptarë të Kosovës që po ktheheshin nga Gjermania për të kaluar pushimet e verës pranë familjeve të tyre.

Lexo edhe :  I shpëtoi tragjedisë në Bullgari, 17 vjeçarja: Tentova të thyeja xhamin por...


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas