Rajoni

Aksidenti me 15 të vdekur në Maqedoni, u manipuluan provat






               Publikuar në : 13:25 - 14/03/19 |
mapo.al

Janë vënë nën hetim 7 persona në lidhje me aksidentin që shkaktoi 15 të vdekur në Maqedoni, për të cilët Prokuroria kërkon masën e paraburgimit. Mes tyre janë edhe pronari i kompanisë “Durmo Turs” dhe shoferi i autobuzit. Kjo ka ardhur si pasojë e daljes së ekspertizës së aksidentit ku humbën jetën 15 persona.


Sipas prokurorit të çështjes, Sasho Rajçev, në ditën e aksidentit më 13 shkurt shoferi ka drejtuar autobusin me shpejtësinë e palejuar prej 99 km/h.

“Për shkak të shpejtësisë së palejuar, shoferi ka humbur kontrollin ndaj autobusit, duke kaluar në korsinë tjetër dhe në fund ka fluturuar nga rruga. Ai nuk ka mundur ta ndalë autobusin për shkak të problemeve teknike, konkretisht frenave, që kanë funksionuar pjesërisht,”- shprehet Rajçev.

Sipas rregullave të qarkullimit rrugor prokurori i çështjes theksoi se autobuzi nuk lejohet të ecë me shpejtësi më të lartë se 80 km/h. Gjithashtu në tahografin e autobusit prokuroria ka vënë re manipulime, pasi sipas zyrtarëve është ndërhyrë që të tregojë një shpejtësi më të vogël. Aksidenti tragjik ndodhi më 13 shkurt, teksa autobuzi i kompanisë “Durmo turs” me 51 udhëtarë doli nga rruga Tetovë-Shkup dhe ra në humnerë. Si pasojë humbën jetën 15 persona, ndërsa 39 të tjerë u plagosën.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas