Aktualitet

Aksidenti me 4 të vdekur, reagon Policia: Rëndë edhe fëmija tjetër i mitur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:15 - 14/01/21 |
mapo.al

Policia e lezhës ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Rrëshen-Rubik. Policia ka konfirmuar se 4 pjestarë të një familje kanë humbur jetën, prindërit dhe 2 fëmijë.





Ndërkohë fëmija tjetër është në gjendje të rëndë për jetën. “Gjithashtu është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë”, – thotë Policia.


Lezhë/Informacion paraprak




Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.


Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.


Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe :  Protesta për HEC në Mirditë - Policia: Kemi shoqëruar 33 persona

 

LEXO EDHE:

E rëndë në Rrugën e Kombit, shuhet familja kosovare, mes tyre 2 fëmijë 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas