Në orës 2 pas mesnate, ka ndodhur aksidenti më i rëndë i kohëve të fundit, në rrugën drejt Sofies, ku besohet se deri tani ka të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut, mes tyre shumë fëmijë e të rinj.
Drama bëhet edhe më e madhe kur mësohet se dy prej atyre që kanë humbur jetën janë dy binjakë të mitur.
Shumë prej pasagjerëve, turistë, janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Aksidenti me 46 persona të vdekur e 7 të plagosur ndodhi në Strumës në Bullgari.
Sipas raportimeve, autobusi ishte i mbushur më së shumti me shtetas nga Maqedonia e Veriut. Besohet se autobusi është përplasur e më pas është përfshirë nga flakët, e pikërisht kjo është bërë shkaku i ngjarjes tragjike.
“Denoncimi për një aksident të rëndë është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 46 persona. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë shkuar në Bullgari. Zaev është shprehur se pop resin hetimet e autoriteteve bullgare.
Ndërkohë në Tiranë, kanë shprehur ngushëllimet krerët më të lartë të shtetit dhe politikës.