Aktualitet

Aksidenti me 1 të vdekur dhe 9 të plagosur, arrestohet në spital shoferi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:53 - 10/07/21 |
mapo.al

Arjol Xhepexhiu, shoferi i minibusit që përfundoi në greminë ditën e sotme në Gramsh është arrestuar nga policia.






Burime bëjnë me dije se urdhri i ndalimit i është komunikuar mbrëmjen e sotme në spital ku po merr trajtim për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga përplasja e fortë.


Si pasojë e aksidentit humbi jetën një person dhe u plagosën 9 të tjerë, tre prej të cilëve në gjendje kritike për jetën janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.







Shkak për aksidentit dyshohet të jetë bërë numri i madh i pasagjerëve. Mësohet se në furgon kanë qenë 7 pasagjerë mbi numrin e lejuar të ulur në stola në mes të sediljeve.



LEXO EDHE:



Minibusi del nga rruga në Gramsh, një i vdekur dhe disa të plagosur

1


Etiketa:

Pas