Deteja të reja vijnë nga aksidenti i sotëm në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, ku humbi jetën pasagjeri 26-vjeçar.
Policia ka konfirmuar se makina tip “Audi A3”, me targë “AA 603 IG”, e cila u shkatërrua nga përplasja me bordurën e rrugës, është vjedhur disa ditë më parë në Laç.
Ndërsa nga kontrolli i ushtruar, efektivët kanë gjetur dy targa, maska dhe doreza hekuri.
Dyshohet se personat kanë qenë në tentativë për grabitje. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën me provat materiale të zbuluara në vendngjarje.
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Kurbin, ndërron jetë pasagjeri 26-vjeçar