Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur sot në autostradën Levan-Tepelenë, ku një makinë përplasi një motoçikletë.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se viktima e aksidentit është shtetasi me iniciale A.L 57 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:00, në afërsi të vendit të quajtur “24 Orëshi”, Mallakastër.
Shtetasi me iniciale A.H, 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka përplasur një motoçikletë.
Menjëherë pas ngjarjes drejtuesi i automjetit, shtetasi A.H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.