Aktualitet

Aksidenti me vdekje në Shkodër-Velipojë, Policia: Viktima 23 vjeç








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:04 - 05/11/20 |
mapo.al

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin në aksin Shkodër-Velipojë, ku humbi jetën një person.



Mësohet se viktima është një 23-vjeçar.


Një mjet tip Benz, përplasi motorin tip ‘Suzuki’, të cilin e drejtonte 23-vjeçari Xhovan Malocaj.



Aksidenti ndodhi saktësisht në fshatin Trush. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.


Njoftimi i policisë:

Më datë 05.11.2020, ora 15:00, në aksin rrugor Shkodër  Velipojë, në fshatin Trush , ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin D. D. 30 vjeç banues në Lezhë, me motorrçikletën tip Suzuki me drejtues shtetasin Xh. M. 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Lexo edhe :  Situatë e rëndë nga përmbytjet në Shkodër, izolohet Oboti

Po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:

Aksident në Shkodër – Përplaset me makinën, ndërron jetë 23 vjeçari


Etiketa: , ,

Pas