Aktualitet

Aksidenti në Astir, Avdillari ishte me 180 km/h, arrest shtëpie për shoferen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:20 - 14/05/21 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest shtëpie për Ankela Mulletin, drejtuese e mjetit me të cilin u përplas 45-vjeçari Fatmir Avdillari i cili humbi jetën në zonën e Uzberishtit në kryeqytet.






Vendimi u dha nga Gjykata e Tiranës pas kërkesës së prokurorisë e cila e akuzon 39-vjeçaren për shkelje te rregullave të qarkullimit rrugor, bazuar edhe në videon e ngjarjes, ku ajo kthen mjetin në kryqëzim duke i prerë rrugën motorit.


Megjithatë ekspertiza e bërë në vendin e ngjarjes ka nxjerrë se 45-vjecari, Avdillari i cili humbi jetën si rezultat i përplasjes, ishte duke udhëtuar me motor me shpejtësi prej 180 kilometra në orë, tej çdo limiti për aksin.





Momenti kur motori përplaset me makinën Toyota

Fatmir Avdillari njihej si person me precedentë penalë për vrasje, plagosje dhe i përfshirë në trafik droge.

Lexo edhe :  Aksident tragjik në Lushnje, humbin jetën dy persona


E gjithë skena e aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë të aksit rrugor ku shihet qartë e gjithë ngjarja e cila u bë shkak edhe për bllokimin e lëvizjes së mjeteve për disa minuta.



778


Etiketa: , , , , ,

Pas