TIRANË – Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku për pasojë humbën jetën tragjikisht dy vajza të moshës 17-vjeçare, Denada Tarja dhe Suada Serani policia njofton se në përfundim të veprimeve hetimore nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, Francesk Shaba, 18 vjeç banues në Bërzhitë.
Arrestimi i tij u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy vajza të të njëjtës moshë Denada Tarja dhe Suada Serani, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se shoferi 18 vjeçar drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”. Gjithashtu, sipas policisë drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymemarrje ishte 0.17 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tre djemtë bashkë me dy vajzat po udhëtonin në rrugën e vjetër të Bërzhitës dhe po vinin drejt Tiranës kur ndodhi aksidenti tragjik pranë fshatit Bërzhitë.
LEXO EDHE:
(Foto+Emrat) Kush janë dy vajzat që humbën jetën në aksident
Aksidenti/ Humbën jetën dy adoleshente, shoferi pa patentë (Detajet)