Aktualitet

Aksidenti në Dajt, Policia: Shoferi humbi kontrollin, gjendja e 2 të plagosurve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:06 - 29/08/21 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur në afërsi të Parkut të Dajtit ku u plagosën dy persona.






Mësohet se të plagosur kanë mbetur një 33-vjeçar me inicialet A.Ll., dhe një 22-vjeçare e cila ishte pasagjere në mjet, me inicialet J.J.


Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë nga disa metra lartësi.







Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.



Njoftimi i Policisë
Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo edhe :  Astir/ U plagosën dy persona, kavot e ashensorit nuk ishin ndërruar asnjëherë


LEXO EDHE:

Aksident në Dajt, makina bie nga disa metra lartësi, 2 të plagosur

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas