fbpx

Aktualitet

Aksidenti në Elbasan/ U nisën për në mort, 4 gra të vdekura (EMRAT)





               Publikuar në : 16:50 - 23/09/19 |
mapo.alm

Katër gra të vdekura është bilanci tragjik i një aksidenti të trefishtë që ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër. Bëhet me dije se viktimat janë Fatime Hoxha, Fatushe Agolli, Lume Hoxha dhe një vajzë 25-vjeçare Jonida Kotorri, të cilat i përkasin së njëjtës familje me origjinë nga Gramshi.


Viktimat ndodheshin në automjetin tip “Seat” që ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e përplasjes. Makinë drejtohej nga Gëzim Kotorri i cili ka mbetur i plagosur nga përplasja e fortë. Mësohet se viktimat ishin nisur për në një ceremoni mortore.



Shoferi i automjetit tjetër që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi ndërsa shoferi i tretë është E.R. Të tre shoferët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


“Grupi hetimor  ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia në një njoftim paraprak. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti”

<
>
Screenshot_7 ford fordi Screenshot_6

 

LEXO EDHE: 

Tragjedi në Elbasan, vdesin në aksident 4 persona

 


Etiketa: , , , ,

Pas