Aktualitet

Aksidenti në Kamëz/ Automjeti përplas motorin, plagoset 21-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:45 - 16/06/20 |
mapo.al

Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur teksa udhëtonte me motor. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Kamëz, në rrugën “Nikolla Sarkozi”.



Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i plagosur ka mbetur i riu me inicialet A.L., i cili ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas nga makina me drejtues shtetasin me inicialet A.B.


“Më datë 16.06.2020, rreth orës 18:55, në rrugën “Nikolla Sarkozi” në Kamëz, mjeti me drejtues shtetasin A.B., ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin A.L., 21 vjeç, ku si pasojë e perplasjes është demtuar shtetasi A.L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.





Etiketa: , ,

Pas