Kronika

Aksidenti në Levan-Tepelenë/ Identifikohet viktima (FOTO)







               Publikuar në : 16:47 - 15/05/19 |
mapo.al

Janë identifikuar personat të cilët u përshinë në aksidentin e rëndë të ndodhur  ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Të plagosur kanë mbetur një 32-vjeçar me inicialet T.H., dhe një 35-vjeçar me inicialet E.C., të dy banues në Tiranë, ndërsa viktimë ka mbetur një 58-vjeçar me inicialet Sh.B.


Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” ku u përplasën një automjet tip “Benz” me një furgon. Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” si dhe u dëmtuan dy pasagjerët e furgonit.

Lexo edhe:

Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur dy të plagosur


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas