Aktualitet

Aksidenti në Lezhë, Policia arreston Nikoll Gjonin: Gënjeu, s’ishte pasagjer














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:50 - 29/08/21 |
mapo.al

Nikoll Gjoni është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Ford” i cili doli nga rruga pas një parakalimi të gabuar dhe për pasojë ndërroi jetë pasagjeri Paulin Gjomarkaj.






Gjoni i tha policisë se ky i fundit kishte qenë në timon në momentin e aksidentit duke u futur në parakalim të gabuar por nga verifikimet ka rezultuar se ai ka qenë pasagjer.


Ai u shpreh tha se në momentin e aksidentit Gjokmarkaj devijoi për të shmangur një përplasje me një këmbësor. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.







“Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Manati, Lezhë, ku humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj, i cili u dha paraprakisht si drejtues mjeti, nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar së drejtuesi i automjetit ka qënë shtetasi Nikoll Gjoni, i cili pas një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj.




Lexo edhe :  Aksidenti tragjik, del autopsia- prokurori bullgar: Ja pse vdiqën 45 shqiptarët

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Nikoll Gjoni, 27 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.



Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas