Ka humbur jetën shoferi i eskavatorit që doli nga rruga në zonën e Kapinovës në Poliçan.
Burime zyrtare thanë se, Qemal Demiri 60 vjeç, ka ndërruar jetë duke u transportuar për në spitalin e Beratit.
Mjeti i rëndë doli nga rruga dhe u rrokullis në një skarpatë duke u ndaluar dhjetëra metra më poshtë.
Ngjarja ka ndodhi rreth orën 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, kur mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.
LEXO EDHE:
Poliçan- Eskavatori bie nga ura, drejtuesi i plagosur rendë dërgohet në Tiranë