Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrëshen-Rubik. 4 nga 5 personat që ishin brenda makinës “Citroen” kanë humbur jetën.
Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Në makinë udhëtonin 5 persona. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje. Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.
“Në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, Rruga e Kombit, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamion ku si pasojë e aksidentit dyshohet për 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje”, thuhet në një njoftim paraprak të policisë.
Etiketa: 4 viktima, aksident