Aktualitet

Aksidenti në Rrogozhinë – 6 të plagosur, mes tyre një infermier









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:22 - 24/01/21 |
mapo.al

Gjashtë persona u plagosën mbrëmjen e sotme nga një aksident te “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë ku u përfshi një ambulancë me një makinë tip “Benz”.



Ambulanca e spitalit të Fierit me targë “AA 054 KV” drejtohej nga Florian Bubeqi 30 vjeç, ndërsa bashkë me të ishte infermieri me inicialet E. M.


Ndërkohë që makinën tip “Benz” me targë “AA 882 YU” me drejtues Lorenc Daka, ishin edhe tre pasagjerët Joana Doda, Eralda Manga dhe Jonel Baci.




Si pasojë e aksidentit të gjashtë personat janë lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.



Plagë më të rënda kanë shoferi dhe infermieri që po lëviznin me ambulancë dhe drejtuesi i “Benz”-it.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas