Aktualitet

Aksidenti në Sukth, ndërron jetë në spital 16-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:47 - 28/02/21 |
mapo.al

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Sukth ku si pasojë një 16-vjeçar ka humbur jetën.






Mësohet se shtetasi me iniciale Gj.B, 54 vjeç,  drejtues i mjetit tip “Benz”, ka përplasur të miturin me iniciale F.O. e për pasojë ky i fundit është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.


Policia ka hetuar ngjarjen ku dhe është mësuar se drejtuesi i mjetit nuk ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







Njoftimi i plotë i policisë:




Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç.



Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

Pas