Aktualitet

Aksidenti në Tepelenë, familja po kthehej nga Greqia për pushime














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:59 - 11/07/21 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në aksin Levan-Tepelenë, ku i plagosur mbeti drejtuesi i mjetit.






Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15, në fshatin “Buzmadh”. Në makinën tip “Honday”, udhëtonte një familje emigrantësh që vinin nga Greqia për të kaluar pushimet në Patos.


Mësohet se nga aksidenti mbeti i plagosur Maks Hebeja, drejtuesi i mjetit, ndërkohë që gruaja dhe dy fëmijët fatmirësisht nuk patën dëmtime.







Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një kanal, ndërsa është shkatërruar thuajse e gjitha. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit.



Po ashtu mësohet se e gjithë familja është transportuar në spital për të kryerë kontrollet e nevojshme.

LEXO EDHE:

Aksident në Levan-Tepelenë, shikoni ku ka përfunduar makina(FOTO)

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas