Aktualitet

Aksident në Vorë/ 20-vjeçari humb kontrollin e makinës, përplas policin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:29 - 04/05/20 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Tiranë-Durrës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një polic. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.


Automjeti me drejtues M.B., i cili po udhëtonte në këtë aks rrugor, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin i cili ndodhej jashtë rrugës si dhe punonjësin e policisë.


Grupi Hetimor dhe Policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Njoftimi i policisë
Më datë 04.05.2020, rreth orës 13:00, në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë, në hyrje të Vorës, automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale M. B ., 20 vjeç, ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe për pasojë ka goditur automjetin e ndaluar jashtë rruge tip BMW X5, si dhe punonjësin e Policisë Rrugore me iniciale R. Q., i cili në momentin e përplasjes po kryente verifikimet dhe veprimet policore ndaj drejtuesit të automjetit tip BMW X5 në krahun e shoferit të këtij mjeti, i cili ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar.


Punonjësi i Policisë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas