Aktualitet

Aksidenti tragjik, del autopsia- prokurori bullgar: Ja pse vdiqën 45 shqiptarët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:32 - 25/11/21 |
mapo.al

Zëvendës-kryeprokurori i Bullgarisë dhe drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Borislav Sarafov, tha në konferencën e parë për shtyp pas tragjedisë në Bullgari se autopsitë e viktimave të aksidentit kanë përfunduar.






Sipas autopsive pasagjerët kanë vdekur si pasojë e asfiksisë nga zjarri, e jo nga lëndimet e marra nga përplasja apo shpërthimi.


45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën në aksidentin tragjik.







Autopsitë kanë përfunduar dhe tregojnë se të gjithë kanë vdekur nga asfiksia, jo nga lëndimet në aksidentin automobilistik. Ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Janë punësuar ekspertët më të mirë autoteknik dhe është caktuar një analizë zjarri për intensitetin e zjarrit. Do të bëhet ekspertiza se përse autobusi ka dalë nga rruga dhe çfarë ka shkaktuar tragjedinë. Ka versione që kishte tuba karburanti. Ai version prej nesh është refuzuar. Janë gjetur 3 tuba, por ka mbetje vaji të përdorur nga autobusi dhe zjarri nuk ka rënë prej tyre. Nuk ka tuba të benzinës përveç të zakonshmit,” tha Sarafov

Lexo edhe :  DW citon kryepolicin bullgar: Viktimat, shumica shqiptarë të MV



Ai hodhi poshtë versionin e një sulmi të mundshëm terrorist në autobus dhe shtoi se një pjesë e shkaqeve të aksidentit ishte sinjalistika e keqe në autostradë.



“Ne shohim se ka sinjalistikë të keqe rrugore, dhe se autobusi ka goditur parmakun, i cili jo vetëm që nuk është i dobishëm, por edhe i rrezikshëm”, shpjegon Sarafov.

Sipas tij, deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, pasagjerë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes.

“Të dy japin informacion objektiv, të marrë në pyetje në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”, tha ai, duke shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar aktualisht me dy pacientë të tjerë të shtruar në spital.

Aksidenti ka ndodhur të martën në autostradën “Struma” kur autobusi i transportuesit “Besa Trans” që kthehej nga Stambolli ka marrë flakë.

Po vijon hetimi nga autoritetet hetimore dhe identifikimi i viktimave, i cili pritet të përfundojë pas shtatë ditësh.

8


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas