Identifikohen tre viktimat e familjes Bibaj të cilët humbën jetën në orët e para të mëngjesit pranë rrethrrotullimit të TEG në hyrje të Tiranës. Nga përplasja e automjetit me bordurën anësore dhe më pas përmbysja e batimi disa herë në asfalt, kanë humbur jetën dy prindërit dhe e bija, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Viktimat janë Bardhok Bibaj 62-vjeç, bashkëshortja e tij Valentina Bibaj, 54 vjeçe, vajza Florida Bibaj, 22 vjeçe, ndërsa Xhuliana Bibaj, 26 vjeçe, ndodhet në gjendje kome. Fillimisht u raportua për katër viktima, por policia sqaron se vajza e madhe e Bardhok dhe Valentina Bibajt, Xhuliana ka kaluar në vdekje klinike.
Bardhok dhe Valentina Bibaj, bashkëshortët që humbën jetën
Po kështu, drejtuesi i automjetit Arlintin Alia, mik i familjes ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Traumës. Ai ka pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe kraharor, ndërsa mësohet se mbahet në jetë me aparatura.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e automjetit tej normave të lejuara. Burime nga policia bëjnë të ditur se makina tip BMW ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 110 km/h.
LEXO EDHE:
FOTO+VIDEO/ MAPO sjell pamje nga aksidenti tragjik në Tiranë