Aktualitet

Aksidenti tragjik në Bullgari, mbërrijnë në Shkup trupat e 45 viktimave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:15 - 03/12/21 |
mapo.al

Kanë mbërritur sot në Maqedoninë e Veriut, arkëmortet e 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.






Ngjarja e rëndë ndodhi në 23 nëntor të këtij viti, afër Sofjes, ku një autobus që kthehej nga Turqia me turistë, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët dhe për pasojë 45 persona ndërruan jetë.


Mes viktimave ishin dhe 12 fëmijë, ndërkohë që të vetmit që mbijetuan ishin 7 persona.







Trupat e pajetë të viktimave u nisën me avionë nga Sofje drejt Shkupit, ku u pritën me një ceremoni zyrtare, në prezencë edhe të delegacionit shtetëror.




Siç raportojnë mediat maqedonase, trupat e pajetë do të tërhiqen nga familjarët e tyre dhe më pas do të bëhen edhe ceremonitë e varrimit.



1


Etiketa: , , ,

Pas