Aktualitet

Aksidenti tragjik në Librazhd/ Ardian Vreto mbërriti gjallë në spital por s’kishte drita




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:55 - 24/01/20 |
mapo.al

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen nga aksidenti tragjik në Pishkash të Përrenjasit ku humbi jetën Ardian Vreto, vëllai i kreut të PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë. ABC News raporton se viktima ka qenë gjallë kur është dërguar në spitalin e Përrenjasit, ndërsa aty nuk kishte energji elektrike në momentin kur kanë shkuar të aksidentuarit.


Pasi nuk ka patur energji në Përrenjas, të katër të aksidentuarit janë hipur sërish në autoambulancë për t’u nisur sërish në spital, por kësaj radhe në Librazhd. Policia konfirmoi se Ardian Vreto, vëllai i kreut të PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, ndërroi më pas jetë në spitalin e Librazhdit pas një sorollatjeje më shumë se 40 minuta nga spitali në spital.


Makina e Vretos u përplas me një familje që po shkonte për në jug-lindje të vendit me qëllim kalimin e fundjavës atje, kurse viktima po kthehej në shtëpi pas punës. Gjendja e të lënduarve është stabël.



LEXO EDHE: 


Dalin pamjet e aksidentit, ku humbi jetën vëllai i kreut të PD në Librazhd (VIDEO+FOTO)


 


Etiketa: ,

Pas