Aktualitet

Aksidenti në Vlorë, identifikohen viktimat, burrë e grua dhe 2 vajzat e mitura














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:47 - 25/06/21 |
mapo.al

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje, mes tyre edhe dy fëmijë të mitur.






Uniformat blu konfirmojnë se viktimat janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.


Ndërkohë, po marrin mjekim në spital tre persona të tjerë që po udhëtonin me mjetin “Audi”, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.







Si pasojë e përplasjes së fortë dy makinat kanë dalë nga rruga.




Nga pamjet shihet se mjeti “Toyota” me të cilën udhëtonte familja me katër anëtarë është shkatërruar plotësisht. Ndërkohë që “Audi” është spostuar disa metra në anë të rrugës duke thyer edhe një shtyllë nga përplasja e fortë.

Lexo edhe :  E rëndë në Vlorë/ Nëna me fëmijën 2 vjeç hidhet nga pallati, vdesin të dy


“Audi” ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës dhe dyshohet se ka goditur nga pas makinën “Toyota”, dhe për pasojë të dyja kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

Njoftimi zyrtar
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE: 

Aksidenti/ Kush ishte në makinën “Audi” që përplasi “Toyotën” (EMRAT)

1


Etiketa: , , , , , ,

Pas