fbpx

Aktualitet

FOTO/ Aksidentohet Albin Kurti, nuk pranon ambulancën (detaje)





               Publikuar në : 21:35 - 20/10/19 |
mapo.al

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, te rruga e Rinasit, pranë Kasharit. Eskortës që shoqërtonte Kurtin i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, e cila ecte me shpejtesi të ulët. Tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por makina me të cilën ecte Albin Kurti ka frenuar me vonesë duke u përplasur me automjetin e policisë.


Makina e policisë e goditur nga pas nga automjeti ku udhëtonte Albin Kurti



Kurti nuk është lënduar. Atij i është ofruar edhe një autoambulancë, por është refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime. Kurti, shoferi dhe dy persona të tjerë në automjet nuk janë lënduar, por vetëm janë tronditur nga përplasja.


Më pas Albini ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium. Kurti arriti atje disa minuta me vonesë, dhe rreth orës 21:30 takimi ka përfunduar. Më pas u largua drejt Kosovës.

LEXO EDHE: Aksidenti/ Albin Kurti, përplaset me makinën e policisë në Tiranë


Etiketa: , ,

Pas