Është aksidentuar mbrëmjen e së dielës në provincën Ordu, futbollisti turk, Huseyin Turkmen dhe e fejuara e tij, Umran Iffet Uzun. Turkmen u përplas me një tjetër makinë që po vinte nga krahu i kundërt. Lajmi i hidhur ka tronditur fansat e futbollit edhe pse futbollisti nuk ka pësuar dëme serioze, ndërsa e fejuara e tij ka pësuar thyerje në shtyllën kurrizore.
Huseyin Turkmen aktivizohet si mbrojtës me Trabzonspor, një prej skuadrave kryesore të kampionatit turk, si dhe me të rinjtë e Kombëtares Turke.