Aktualitet

Aksidentohet në Elbasan furgoni i Burgjeve, po transportonte Sokol Sanxhaktarin



Sokol Sanxhaktari dhe Florian Lamçja











Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:07 - 22/09/21 |
mapo.al

Një automjet i Drejtorisë së Burgjeve në Elbasan është aksidentuar mesditën e sotme pranë zonës së Bradasheshit. Mjeti ka goditur një karrocë me kalë dhe për pasojë ka dalë nga rruga.






Automjeti po transportonte një të burgosur për në Gjykatën e Elbasanit, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.


Gazeta MAPO ka mësuar se në makinën e burgjeve ndodhej Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij, Florian Lamçja.







Ngjarja ndodhi mëngjesin e 30 korrikut 2020. Sanxhaktari e goditi Lamçen me shishe birre në kokë teksa ndodheshin së bashku në tavolinë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nën akuzë është edhe Adriano Hajdari.



6




Etiketa: , , , ,

Pas