Aktualitet

Aksidentoi italianen dhe ia mbathi, arrestohet i riu në Durrës (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:55 - 19/06/21 |
mapo.al

Një 22-vjeçar me inicialet E.Z., është arrestuar nga policia pasi akuzohet se 4 ditë më parë ka aksidentuar një italiane në Durrës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. E aksidentuara A. G., pas mjekimit të marrë në spital është dërguar në banesë.






Policia njofton se 22-vjeçari rezulton të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë. Konkretisht në datë 10 qershor ai ka vjedhur një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare. Katër ditë më vonë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e një personi me inicialet M. M.


“Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar. Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i 2 vjedhje në Durrës.







Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një pune intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës.



Lexo edhe :  Duke ngrënë sufllaqe, të rinjtë ndalohen gjatë orës policore, sherr me policët

Ky shtetas më datë 15.06.2021, në lagjen nr.11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetësja A. G., pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë.



Në vijim të veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare.

Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M. Materialet në ngarkim të shtetasit E. Z., do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”, njofton policia.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas